Luka Modric braktis Tottenham
Luka Modric nuk udhëtoi me skuadrën e Tottenham në fazën përgatitore në Los Anxhelos dhe tashmë kalimi i tij në radhët e Real Madridit duket vetëm një çështje kohe.

Aktualisht, mesfushori ndodhet pranë familjes së tij në Kroaci, ku po pret që klubi i tij anglezë të japë aprovimin përfundimtar dhe ta lejojë të transferohet tek gjigantët madrilenë. Vetë trajneri Villas-Boas ka pranuar se situata rreth Modric është e ndërlikuar, pasi futbollisti ka bërë të qartë dëshirën e tij për t’u larguar, aq sa ka refuzuar të stërvitet, vendim drastik të cilin Reali nuk e ndan. /albeu.com/
Shtuar më 22/07/2012, ora 12:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori