Luka Modric kthehet në stërvitje tek Real Madridi (VIDEO)


Pëlqej
Luka Modric është rikthyer në stërvitje me Real Madridin, derisa spekulimet vazhdojnë ta lidhin atë me një kalim tek Interi.

Modric konsiderohet si objektivi nr:1 për Interin që prej disa javësh, me trajnerin Luciano Spalleti që ka konfirmuar se “e ka ëndërr nënshkrimin me kapitenin kroat”.

Megjithatë, derisa pritet të konfirmohet se a do të këtë ndonjë transferim, Reali ka postuar fotografi të numrit 10 nga stërvitjet e tij ditën e sotme.

Fotot vinë pas pak orëve kur Los Blancos raportuan se planifikojnë ti ofrojnë kontratë të re 32 vjeçarit. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2018, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori