Luka Modriç rikthehet në Premier League?
"Luaj te Real Madrid, e di që ka presion të madh mbi mua për shkak të transferimit të lartë por nuk është një alibi për mua. Kam bërë disa ndeshje të mira, kam dështuar në disa të tjera por në përgjithësi kam treguar se mund të jap për këtë ekip".

Janë këto fjalët e Luka Modriç për "Sportske.net", por sipas shtypit anglez, kroati është i pakënaqur me aventurën e tij në Madrid dhe është gati të rikthehet në Premier League ku e presin me krahëhapur ekipe të mëdha si Manchester United, City dhe Chelsea.

Fantazisti kroat u ble për 33 milionë euro në verë dhe kjo shumë nuk do të ishte aspak problem për këto ekipe angleze që e duan në fund të sezonit. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2014, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori