Lukaku: Ëndërroj të luaj në Serinë A
Romelu Lukaku shpreson se do ta ketë mundësinë të luajë në Serie A herët apo vonë, pasi që sulmuesi i Manchester Unitedit e ka përshkruar transferimin e mundshëm në Itali si një ëndërr.

Federico Pastorello, përfaqësuesi i Lukakus, zbuloi në fillim të këtij muaji se 25-vjeçari do ta diskutonte të ardhmen e tij gjatë verës, përkundër që i ka edhe tre vjet në kontratën e tij në "Old Trafford".

"E kam ëndërr të luajSerie A, me të vërtetë e kam ëndërr. Shpresoj se do ta kam mundësinë të luaj tje herët apo vonë, edhe nëse për momentin jam i përqendruar në United", ka thënë Lukaku.
Shtuar më 25/04/2019, ora 14:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori