Lukaku kërcënoi me jetë Ibrahimovic, ja sa do të jetë dënimi për të dy
Orët e fundit nuk flitet për asgjë tjetër më shumë se sa për sherrin mes Zlatan Ibrahimovic dhe Lukakut, në fund të pjesës së parë të derbit Inter-Milan në Kupën e Italisë.

Edicioni i sotëm i SportMediaset ka provuar që të rindërtojë duelin verbal mes dy sulmuesve dhe ka arritur të kapë edhe një fjali mjaft të fortë të Lukakut ndaj suedezit: “Je një njeri i vdekur!”.

Por, sipas asaj që është mësuar, natyrisht, nuk pritet të hapet një hetim për ato që ndodhën dhe nuk do të ketë pamje filmike pasi arbitrat kanë qenë aty dhe kanë parë e dëgjuar.

Veç kësaj, Ibrahimovic dhe Lukaku do të dënohen vetëm me një ndeshje (belgu sepse mori të verdhën dhe mbushi numrin e skualifikimit kurse suedezi sepse mori të kuq)

Megjithatë, Zlatan do ta shlyejë ndoshta vitin tjetër, nëse do të luajë në Itali ose te Milani.
Shtuar më 27/01/2021, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori