Andre Villas-Boas ka përkrahur
Romelu Lukakun që të bëhet idhull tek Chelsea, sikur Didier
Drogba. Talenti belg
Romelu Lukaku njihet ndryshe për forcën fizike që ai përdor në fushë dhe duket si një
Drogba i rilindur.
Lukaku kompletoi transferimin e tij nga Anderlechti, të enjten, ndërsa trajneri Villas-Boas nuk frikësohet të aktivizojë menjëherë sulmuesin 18 vjeçar.
"Nëse ai paraqitet në shkallën që
Drogba është paraqitur për këtë klub, atëherë pse jo? Ai ka fuqi të jashtëzakonshme, është i fortë në duele".
"Pavarësisht madhësisë, ai ka shpërthim dhe aftësi të reagojë shpejt dhe duket i jashtëzakonshëm në fushë", tha Villas-Boas për Daily Mirror. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2011,
ora 10:01