Lukaku: Seria A një ëndërr, unë e kam marrë vendimin tim
Romelu Lukaku shënoi dy herë në fitoren 3-0 të Belgjikës përballë Skocisë, mbrëmjen e djeshme në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020-ës, ndërsa tani sulmuesi do të nisë pushimet.

Megjithatë në përfundim të takimit, ishin të pashmangshme pyetjet mbi të ardhmen e tij, pasi nuk është më një sekret që sulmuesi i Manchester United kërkohet me ngulm nga Antonio Conte, tashmë në stolin e Interit.

"Unë e kam marrë vendimin tim, por nuk do të flas për respekt të Manchester Unitedit, që është klubi me të cilin kam kontratë. Tani do të nis pushimet dhe dua të çlodhem e argëtohem, pasi me të ardhmen do të merret agjenti im", tha Lukaku.

Sulmuesi belg nuk e fshehu dëshirën e hershme për të luajtur në kampionatin italian, teksa theksoi se me mbërritjen atje të Sarrit, Ancelottit, Contes, Ronaldos, etj., gjithçka bëhet më emocionuese.

"Kush është pranë meje e di që e kam pasur ëndërr të luaj në Angli dhe Itali. Me kthimin e Ancelottit, Contes e Sarrit, por edhe transferimin e Ronaldos, Seria A është bërë vërtetë emocionuese", tha sulmuesi belg.
Shtuar më 13/06/2019, ora 08:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori