Lukaku shpërthen ndaj Manchester United: Klubi më fajësonte mua, Sanchez dhe Pogban për çdo dështim
Romelu Lukaku ka shpërthyer në akuza ndaj Manchester United. Belgu i cili tashmë është pjesë e Interit ka deklaruar se Djajtë e Kuq kritikonin Sanchezin Pogbanë. Kjo ishte një ndër arsyet se pse Lukaku braktisi anglezët ku sipas tij klubi kishte vënë në shënjestër 3 lojtarët.

“Ata duhet të gjejnë dikë”, tha Lukaku për LightHarted Podcast. “Është Pogba, jam unë ose është Alexis. Jemi ne të tre gjatë gjithë kohës”.

“Ata duhet të gjejnë dikë tjetër për ta fajësuar. Unë e ngrita dorën time, si, këtë vit nuk mendoj se isha i vetmi që luajta keq. Shumë njerëz po luanin keq, por ata duhej të gjenin fajtorin”.

“Nëse ata duan të më fajësojnë, ju e dini se çfarë, bëni atë, bëni atë që duhet të bëni”.

“Unë mendoj se ekipi ka aq shumë potencial për të bërë gjëra të shkëlqyera. Ka shumë talent. Por nuk është vetëm talent; ju me të vërtetë duhet të ndërtoni një ekip”, zbuloi Lukaku.

Shtuar më 22/08/2019, ora 09:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori