Lukaku shpërthen në akuza: U desh një juventin i infektuar që të ndalej futbolli
Shpërndarja e koronavirusit ka sjellë ndalesën e futbollit, por edhe ka tensionuar marrdhëniet mes klubeve në Itali.
Disa prej tyre mendonin se duhej vepruar më shpejt për të ndalur gjithçka dhe duket se kështu e mendon edhe Romelu
Lukaku. Ky i fundit ka akuzuar autoritetet sportive italiane se kanë vonuar përgjigjen e tyre ndaj pandemisë që u shpërnda në kontinent.
“Shëndeti vjen mbi gjithçka. Përse duhet të luajmë në botë
ndërsa ka njerëz që rrezikojnë jetën? E megjithatë ishte e nevojshme që një lojtar i Juventusit të rezultonte
pozitiv që
futbolli të ndalej, a është normale një gjë e tillë? Jo, nuk është normale”, ishte akuza e sulmuesit të Interit
ndërsa po bënte një bashkëbisedim në Instagram.
“E pranoj që
futbolli më mungon, por tani i rëndësishëm është shëndeti i njerëzve. Çdo gjë tjetër është dytësore”, ishte përfundimi i sulmuesit i cili u detyrua të qëndronte edhe ai në karantinë pasi ndeshja e fundit që luajti ishte pikërisht kundër Juventusit ku rezultoi
pozitiv Rugani.
Shtuar më 02/04/2020,
ora 20:38