Lukas Biglia mer përsipër fajin në sherrin me Kessie
Lukas Biglia është ai që merr fajin përsipër pas përplasjes me Frenk Kessie. Ajo që ndodhi pas zëvendësimit të lojtarit afrikan mori vëmendjen pas ndeshjes derbi me Interin, por tanimë gjërat janë sqaruar.

"Gabova unë, pikësëpari, sepse duhej ta kuptoja situatën, emocionin e tij pas ndërrimit, doja t’i jepja të kuptonte se nuk ishte e drejtë kundër shokut që futet në fushë. Nuk kam asgjë me të, madje kam një marrëdhënie shumë të mirë", u shpreh Bilia fillimisht për Milan TV. /albeu.com/

Shtuar më 17/03/2019, ora 23:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori