Real Madridi pritet që në ditët në vijim të vendos për të ardhmen e trajnerit Zinedine Zidane.
Tekniku francez ka fituar trofe të shumtë me "Los Blancos", por momentalisht nuk janë në formën e duhur duke humbur tri nga pesë ndeshjet e fundit.
Në rast të shkarkimit të Zidanes, dy kandidatët potencial janë Mauricio
Pochettino dhe
Raul Gonzalez.
Pochettino edhe më herët ishte afër kalimit të Reali kur Rafa Benitez u largua nga klubi, por marrëveshja nuk u arrit shkaku se ishte në postin e Tottenhamit.
Raul, është legjendë e klubit dhe shihet si opsion tjetër, por ende asgjë s’është zyrtare.
Thuhet se vendimi përfundimtar për Zidanen do bëhet javën e ardhshme në ndeshjen ndaj Borussia Monchengladbach.
Shtuar më 02/12/2020,
ora 11:50