Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Luks i "gjallë", kështu duken hotelet e CR7 nga brenda (FOTO LAJM)
Pëlqej
Cristiano Ronaldo ka zgjedhur Parisin për të ndërtuar hotelin e tij të 6 nën markën “CR7”.

Lajmi është publikuar nga grupi i hoteleve “Pestana”, ku futbollisti i Juventusit është aksioner.

Në komunikatën për shtyp theksohet se, përurimi i këtij hoteli është parashikuar të bëhet në vitin 2021.

“Hoteli do të jetë me 4 yje dhe do të ketë 210 dhoma.

Me këtë kapacitet, ai do të jetë më i madhi i rrjetit CR7”, kanë deklaruar përfaqësuesit e grupit “Pestana”.

Ylli portugez ka përuruar në vitin 2016 hotelet e tij të para në Lisbonë dhe në Madeira, në vendlindjen e tij, ndërkohë që brenda vitit 2020 duhet të hapë edhe 3 hotele të tjerë në Madrid, Nju Jork dhe Marakesh.

Duhet pranuar fakti se këta hotel përveç emrit të madhë që mbartin atë të CR7 brenda, tyre është një botë përrallore.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni galerinë e fototve. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2018, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori