Luksemburgu hap sfidën për vendin e parë në Grupin A
Pëlqej
Grupin A dhuroi një surprizë të madhe, barazimin e Franfcës në transfertën e Luksemburgut. Të besuarit e Didier Deschamps nuk arrijnë të shënojnë në fushën e skuadrës modeste duke hedhur hapin fals dhe duke rihapur çështjen e vendit të parë në grup pasi shkon në kuotën e 17 pikëve. 1 më shumë se Suedia që shkatërroi 4-0 Bjellorusinë.

Emil Forsberg në minutën e 18 zhbllooi ndeshjen, ndërsa Christoffer Nyman 4 minuta më pas shënoi edhe golin e dytë. Marcus Berg e mbylli pjesën e parë me rezultatin 3-0, ndërsa Andreas Granqvist nga pika e bardhë e 11-metërshit vulosi suksesin e thellë të nordikëve. Nuk hasi vështirësi as Holanda që kaloi 3-1 Bullgarinë Davy Proepper startoi festën në “Amsterdam Arena” që në fillim të ndeshjes, ndërsa Arjen Robben e ndali topin në rrjetë gjatë pjesës së dytë.

120 sekonda më pas Georgi Kostadinov rihapi ndeshjen por sërish Davy Proepper në të 80-ën vulosi suksesin e skuadrës portokalli që mbetet në lojë për vendin e dytë me 3 pikë më pak se Suedia. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2017, ora 09:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori