Luliano: Më pëlqyen shumë gjëra, mbi të gjitha karakteri
Pëlqej
Partizani arriti fitoren e parë në kampionat, në një transfertë të vështirë si ajo e Durrësit. Një fitore shpëtimi për trajnerin italian Mark Iuliano, i cili rrezikonte shkarkimin në rast të një rezultati tjetër negativ.

Në intervistën pas ndeshjes për “Supersport” Iuliano u duk i çliruar pas kësaj fitoreje gjithsesi italiani e pranon se skuadra gaboi shumë në pjesën e parë, por në fund e dominoi takimin. Për 44-vjeçarin fitorja e sotme ndaj Teutës ishte mëse e merituar, shkruan Albeu.com.

“Më kanë pëlqyer shumë gjëra, mbi të gjitha karakteri. Kemi arritur të kalojmë nga ferri në parajsë, kundër një kundërshtari të fortë. Kemi gabuar në disa gjëra, kemi gabuar në disa pasime që dukeshin të thjeshta. Skuadra reagoi mirë, u largua mallkimi i shënimit të golit, në pjesën e dytë kishim më shumë dëshirë dhe arritëm të çliroheshim.”


“Nuk e di çfarë kam menduar. Ne kemi gabuar shumë. Kemi qënë ne që i kemi dhuruar rastet Teutës. Kemi bërë gabime banale, por në fund arritëm të rikuperonim. E dominuam ndeshjen, goli në fundin e pjesës së parë e la të hapur rezultatin. Në fund dominuam dhe e merituam fitoren. Partizani është një skuadër që kërkon ti bëjë tifozët dhe presidentin të gëzohen. Ishte nga ato ndeshjet që duhet të fitohej me çdo kusht, më në fund ia dolëm.” theksoi trajneri italian /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2017, ora 21:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori