Lumë golash, Bayern kalon në çerekfinalen e Kupës së Gjermanisë (VIDEO)
Bayern Munich ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë pas triumfit 4-3 ndaj Hoffenheimit


Miqtë kaluan të parët në epërsi me anë të autogolit të Jerome Boateng në minutën e tetë.

Ndërsa, edhe vendasit barazuan rezultatin me anë të një autogoli, kur shifrat në 1:1 i çoi Benjamin Hubner (13’).

Thomas Muller shënoi për 2:1 në minutën e 20-të, kurse Robert Lewandowski shënoi dy gola në minutat 36’ dhe 80’ për 4:1.


Golat e fundit të sfidës u realizuan Munas Dabbur në minutat 82’ dhe 90’ për ta mbyllur sfidën me shifrat 4:3.
Shtuar më 05/02/2020, ora 23:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori