“Lumë” golash për të mëdhenjtë e Europës
Spektakli në Meazza apo Bernabeu është i garantuar. Historikisht vendi më tërheqës ku mund të ndodhesh për të shijuar një ndeshje është Madridi, historikisht tërheqës, por së fundmi golat e bëjnë akoma më të bukur. Reali I Mourinho-s, me 7 fitore rradhazi në La Liga, në katër ndeshjet e fundit në shtëpi ka shënuar plot 20 herë në portën kundërshtare. Pesë finalizime për 90 minutësh.

Por nëse në Spanjë argëtimi është I garantuar, nuk ia kalojnë aspak keq dhe në Allianz Arena. Bajerni I Mynihut prek mesataren e 4 golave për ndeshje në shtëpi falë 23 finalizimeve në 6 takime. Një e dhënë që thotë shumë mbi dominimin e bavarezëve në Bundesligë. Në total janë 32 gola të shënuar dhe vetëm katër të pësuar, vendi i parë në klasifikim me pesë pikë diferenca nga Borussia Dortmund dhe Mario Gomez kryegolashënues me 13 gola.

Në garën e bomberave evropianë janë paksa me vonesë te Milani, ku në ndryshim me të mëdhatë e tjera të kontinentit, shkojnë në finalizim më shumë lojtarë, janë plot 11 autorët e golave të këtij sezoni kuqezi. Në pesë takimet e fundit të kampionatit, të gjitha të fituara, banda e Massimiliano Allegrit ka shënuar 18 gola, me një mesatare pre 3.6 për ndeshje, por pa mundur të spikasë një sulmues i vetëm. Ibra me 99 gola në Serinë A, ka dhënë asiste për këdo dhe kudo por ka shënuar vetëm katër herë. I njëjti numër golash dhe për Nocerino pas të cilit ndjekin Boateng me 3 gola dhe Robinjo me 2. Pjesën tjetër e kanë shënuar Cassano, Nesta , Yepes, e Zambrotta, të gjithë të lumtur që marrin pjesë në festën e golave. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 15:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori