Lushnja mposhtet nga Kukësi
Pëlqej
Presidenti Safet Gjici kërkoi me ngulm që skuadra të rikthehej te fitorja pas disfatës me Skënderbeun dhe Kukësi nuk zhgënjen. Kampionët fitojnë në transfertën lagunare ku Lushnja debutoi në stadiumin e rikonstruktuar me një humbje që u vendos pjesërisht nga një karton i kuq i marrë në fillimin e pjesës së dytë. Verilindorët zhvilluan një ndeshje me dy fytura, pa energji dhe forcë në të parën por me dy gola vendimtarë në të dytën, duke u rikthyer me një fitore shumë të rëndësishme në një moment delikat. Kalojnë diçka më shumë se 120 sekonda dhe Lushnja jep sinjalein e parë me Papën i cili u ndal nga Koliçi, një rast që ngrohu tifozerinë vendase e cila dalëngadalë mbushi shkallët e stadiumit.

Kukësi i përgjuur në minutat e para fitoi terren dhe ishte mbrojtësi Rumbullaku që tronditi tranversën, ndërsa Canka replikoi me një goditje të dobët që nuk e impenjoi aspak Koliçin. Në fushën e Lushnjes, kamionët hasën jo pak vështirësi për t’u përballur me një skuadër të uritur dhe sulmi i skuadrës së Milinkovic vuajti shumë duke u shfaqur i paqartë dhe pa ide dhe forcën e duhur si në rastin e kombinimit Guri-Alijev ku lojtari azer finalizoi dobët. Minutat deri në fund folën vetëm për vendasit që tentuan të ngacmonin kuadratin e verilinorëve fillimisht me Sefën dhe më pas me Papën që u ndal nga tranversa.

Enriko Papa i pandalshëm nga mbrojtja e miqve gjatë gjithë fraksionit të parë që e mbylli me një tjetër rast në minutën e 48 duke vendosur seriozisht në vështirësi skuadrën e drejtuar nga Milinkovic. Trajneri serb modifikoi mekanizin e skuadrës së tij duke i thënë më shumë theks sulmues pasi nxorri nga fusha Musollin dhe aktivizoi Elis Bakajn. Kukësi tregoi forcën që në minutën e dytë të kësaj pjese pasi Alijev u shkëput në thellësi dhe portieri Spaho u detyrua ta ndalte me një ndërhyrje të Gabuar, raporton SuperSport. Karton i kuq për vendasit që mbetën me 10 lojtarë pasi Artan Bano u detyruar të nxirrte nga fusha e lojës sulmuesin kryesor, Mikel Canka për t’i bërë vend portierit të dytë Bejte. Asnjë minutë frymëmarrje në “Roza Haxhiu” sepse Lushnja nuk e humbi busullën pas këtij momenti, madje pretendoi për një 11-metërsh , ndërsa Sefa tentoi golin nga një distancë e largët .

Kur mendohej se Kukësi po zhdukej dalëngadalë në fushën e lojës, magjia e Gurit nxorri nga telashet skuadrën e Milinkovic.
Shtuar më 12/10/2017, ora 17:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori