E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
Lushnja surprizon Teutën dhe i merr fitoren në minutën e 93
U mbyll në “Roza Haxhiu” me fitoren e vendasve takimi midis Lushnjës dhe Teutës. Edhe pse me 100 “halle” dhe pa trajner, myzeqarët kanë surprizuar duke mundur në shtëpi skuadrën e Gugash Maganit

Fitorja e sotme e ngjiti Lushnjën në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Teuta mbetet në kuotën e 7 pikëve në 8 javë.

Një krosim mjaft i bukur nga e djathta për Dediç, i cili godet saktë me kokë nga brenda zonës, kaloi në avantazh Teutën. Por Lushnja iu përgjigj brenda pjesës së parë teksa në minutën e 38, Enriko Papa kroson bukur në zonë për mbrojtësin Marku, i cili me një goditje të saktë me kokë dërgon topin në rrjetë duke barazuar rezultatin.

Por emocionet kapën kulmin teksa në minutën e 93, sulmuesi Fation Sefa shënon golin e avantazhit për vendasit, duke shtyre topin në rrjetë pas grushtimit të portierit Moçka, i cili e la topin në zonë. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2018, ora 15:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori