Lushnja-Teuta, Magani për të mos ndjekur Banon
Teuta ka shansin e artë që këtë të shtunë të rikthehet te fitorja, pasi do të vizitojë Lushnjwn në një moment kaotik. Pa trajner dhe asnjë fitore sezonale, “lagunarët” kanë marrë një drejtim të rrezikshëm, atë drejt Kategorisë së Parë, dhe situata mbetet shumë problematike. Në krahun tjetër, Gugash Magani vuajti një tjetër disfatë ndaj Skënderbeut, duke “fshirë” atë start fantastik të sezonit me dy fitore.

Pas 7 javëve të para, diferenca në klasifikim mes 2 skuadrave është vetëm 5 pikë dhe durrsakët po rrezikojnë vërtet shumë. Magani shpreson që skuadra të mos e kthejë kokën pas dhe të ndryshojë faqe ndaj Lushnjws dhe ky është rasti ideal për ta bërë një gjë të tillë, pasi “lagunarët” mbeten ekipi më i dobët i Kategorisë Superiore, pasi nuk arrijnë të konkretizojnë rastet e shumta që krijojnë dhe mbi të gjitha kanë një mbrojtje vërtet problematike. Laçi “shëtiti” vetëm një javë më parë në “Roza Haxhiu”, ku Lushnja nuk ka arritur ende të marrë pikë.

Dueli i orës 14:00 do të zbardhë gjithashtu të ardhmen e Maganit, që pas humbjes me Skënderbeun la të hapur çdo skenar, dhe një tjetër disfatë mund ta shtojë presionin ndaj trajnerit peqinas. Nëntë gola ka shënuar Teuta në këto 7 javë, duke u renditur në vendin e tretë të këtij klasifikimi, por, për fat të keq, efikasiteti i sulmit nuk është përkthyer në pike, pasi durrsakët pësojnë shumë, plot 14 gola, po aq sa Lushnja.

Një statistikë shqetësuese që alarmon klubin bregdetar, por Teuta, ashtu si edhe Lushnja, ka mundësi “të shkelmojë” momentin e vështirë dhe ky 90 minuësh do të heqë shumë pikëpyetje për të ardhmen e të dyja skuadrave. /albeu.com/
Shtuar më 27/10/2017, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori