Lyon - Bayern, sonte përcaktohet kundërshtari i PSG-së në finalen e Champions
Liga e Kampioneve është në metrat e fundit të saj, sonte në mbrëmje kompletohet finalja e kompeticionit.

PSG arriti të kalonte e para pasi mundi Leipzig me rezultatin e thellë 3-0. Tashmë parisienët presin të qetë rivalin që do të diskutohet në takimin, Lyon - Bayern Munich.

Skuadra e Hans Flick shihet si favorite në këtë takim, por nga ana tjetër ka përballë një Lyon që ka ditur të në surprizojë, pasi më parë ka mposhtur Juventusin dhe Manchester City-n.

Në 9 ndeshje të zhvilluara deri tani, bavarezët kanë arritur të regjistrojnë po kaq fitore, ndërsa skuadra franceze ka marrë 4 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje.
Shtuar më 19/08/2020, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori