Lyon interesohet per Gilardinon
Albeu.com
Kampioni i Francës, Olympique Lyon, raportohet se është duke u interesuar për shërbimet e sulmuesit italian të Fiorentinës, Alberto Gilardino.
Lyoni është i interesuar të sjellë në radhët e veta një sulmues të ri, pasi është duke u përgatitur të humbë sulmuesin brazilian Fred.

Interesimin për Gilardinon e ka shprehur edhe vetë presidenti i klubi francez, Jean-Michel Aulas.

“Por, nuk mendoj se Fiorentina do ta lejojë atë të largohet”, ka thënë Aulas.
Shtuar më 23/12/2008, ora 17:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori