Santos shkatërroi
Bolivar në
ndeshjen e kthimit për 1/8 e Kupës Libertadores me rezultatin tenistik 8-0. Dy prej golave i shënoi ylli
brazilian Neymar, i cili edhe u hakmorr për ato çfarë i ndodhën
ndeshjen e parë ku u godit nga tifozët e
Bolivar.
Por një tjetër që ka rënë sy gjatë kësaj ndeshje ka qënë Paulo Henrique
Ganso. Braziliani ka shënuar një gol me të vërtetë spektakolar dhe të një klasi të lartë, gjeste që vërtetojnë se me të vërtetë është
brazilian dhe se interesimi i klubeve europiane për të është më se i merituar.
Ganso merr një top nga krahu i majtë bërnda dhe zonës dhe pa u menduar me thembër e çon topin drejt portës duke mos i lënë asnjë shans mbrojtjes dhe portierit të
Bolivar. /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2012,
ora 09:18