Magjia e Ronaldos i sjell fitoren Manchesterit
Albeu.com
Manchester United ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në Old Trafford kundër skuadrës së shqiptarit me pasaportë zvicerane, Valon Behrami, West Ham United.Fitorja e United erdhi falë golave të asit portugez, Cristiano Ronaldo, i cili shënoi dy herë në pjesën e parë.

Duket se Ronaldo është rikuperuar plotësisht pas lëndimit i cili ia kufizoi paksa formën dhe tash është kthyer përsëri si njeriu kryesor i Djajve të Kuq.

Goli i parë i pretendentit kryesor për “Topin e Artë” u shënua në minutat e para të ndeshjes (14’), ndërsa i njëjti lojtar dyfishoi epërsinë në minutën 30, dhe vendosi edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Shtuar më 30/10/2008, ora 14:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori