Magjia Ibra, thembër mjeshtërore (VIDEO)
Pëlqej
Miqësorja mes Suedisë dhe Estonisë ka qënë shumë e veçantë për Zlatan Ibrahimoviç që shënoi golin e 50 me kombëtaren duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë në historinë e ekipit skandinav.

Falë dopietës së tij sulmuesi i PSG-së theu rekordin e Sven Rydell, autor i 49 golave, të cilën e festoi me një fanellë të dedikuar.

Por nga dy golat e shënuar i dyti ishte edhe më i bukuri: me një goditje mjeshtërore me thembër brenda zonës Ibra surprizoi portierin estonez dhe bëri që tifozët të pyesin: është më i bukur ky apo goli kundër Anglisë?... /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori