Mahrez nuk i thotë "JO" një transferimi në Francë
Anësori i Manchester City, Riyad Mahrez ka pasur shumë minuta në dispozicion këtë edicion, por nuk përjashton mundësinë që të largohet nga ‘Etihad’.

Paris Saint Germain apo Marseille mund të jenë dy skuadrat fanellat e të cilave algjeriani mund t’i mbrojë.

"Është e vërtetë se kur isha i vogël isha tifoz i Marseille", ka thënë Mahrez.

"Sa i përket PSG-së, nuk ka rëndësi sepse unë jam akoma me kontratë dhe jam i lumtur në Mançester, por Parisi është qyteti im. Jam i lindur dhe rritur në Paris. Nuk i dihet kurrë", ka shtuar algjeriani.

Mahrez ka qenë në preferencat e Pep Guardiola në dy sezonet e fundit, duke marrë primatin në krahun e djathtë të Man City.
Shtuar më 25/10/2020, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori