Maicon: Nese Mourinho me kerkon te Reali, do te shkoj
Albeu.com
Mbrojtësi i Interit, Douglas Maicon, ka thënë se ai dëshiron ta respektojë kontratën e Interit, por i ka lënë dyert e hapura për një kalim te Real Madridi, meqë gjasat janë të mëdha që Jose Mourinjo të shkojë në drejtim të Realit.
“Ne kemi bërë histori, por këtë e kemi ditur. Ne kemi biseduar për atë para ndeshjes. Kjo është një gjë vërtet e mrekullueshme për ne, mahnitëse. Shumë urime dhe faleminderit Mourinjos që është trajner dhe njeri i madh”. “Unë do të qëndroj tek Interi, pasi që kam kontratë. Nëse Mourinho më dëshiron te Reali, atëherë do të shohim nëse Moratti do të pajtohet”, theksoi pas ndeshjes Maicon. Më pas Maicon është pyetur se cili do të ishte trajneri i duhur për ta zëvendësuar Mourinjon. “Rafa Benitez, Fabio Capello apo Sinisa Mihajlovic? Që të tre”, përfundoi braziliani.
Shtuar më 23/05/2010, ora 13:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori