Mainz mund Schalken dhe i afrohet Europës (VIDEO)
Mainz 05 mund Schalke 04 në një përballje direkte dhe i afrohet zonës europiane. Në "Coface Arena" skuadra e Schimdt mori tre pikë të rëndësishme falë dy golave të Stefan Bell, që që ndëshkoi Schalken në momentin e saj më të mirë.

Djemtë e Di Matteos kërkonin të shkëputeshin në garën për Europën ndaj një rivali direkt, por Mainz diti të shfrytëzojë në maksimum faktorin fushë dhe mbi të gjitha saktësinë e Bell në goditjet standarte.

Në minutën e 28-të, një harkim i Bungertit në zonë u shfrytëzua në maksimum nga Bell që dërgoi topin në rrjetë nga fare pranë portës.

Ndërkohë që 3 minuta më pas sërish Bell, po nga zhvillimet e një goditje këndi arriti të dërgojë në rrjetë dhe golin e 2-0.

Në pjesën e dytë Schalke provoi të kthente ndeshjen, por në dy raste u ndal nga traversa duke mos arritur dot t’i japë vetes qoftë dhe shpresë për daljen me pikë nga kjo sfidë, me Mainz që tashmë ngjitet në vendin e 8-të me 37 pikë, pesë më pak se Shalke e vendit të pestë. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2015, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori