Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti në Kukës
Majkëll Fellps theu edhe një rekord
Albeu.com
Notuesi amerikan Majkëll Fellps koleksionoi medaljen e 6 të artë, duke vendosur rekord të ri të botës.Notuesi amerikan Majkëll Fellps koleksionoi medaljen e 6 të artë, duke vendosur rekord të ri të botës.

Kësaj radhe amerikani ishte më i sukseshëm në garën e 200 metrave, në stil të përzier. Rekorde të botës vendosën edhe Rajan Lohte dhe Rebeka Soni nga SHBA, ndërsa notuesja shqiptare, Rovena Marku, përveç që vendosi rekord kombëtar, nuk arriti të kualifikohet në garat e 50 metrave, not i lirë.
Amerikanja Rebeka Soni është fituese në finalen e garës së 200 metrave të notit me gjoks, duke vendosur rekord të ri të botës me kohë 2 minuta, 20 sekonda e 22 të qindtat. Pas saj u ndal australiania Lejzel Xhouns, e cila ishte favoritja kryesore në këtë disiplinë.
Gjermanja Brita Stefen parandaloi dominimin amerikan dhe u ndal në pozitën e parë në disiplinën e 100 metrave, të stilit të lirë, me kohë 53 sekonda e 12 të qindat. Në pozitën e dytë u ndal australiania Libi Tiket, para amerikanes Natali Koulin.
Notuesja shqipëtare, Rovena Marku në kualifikimet e garës në 50 metra, të notit të lirë, vendosi rekord të ri kombëtar, me kohë 28 sekonda e 15 të qindat. Mirëpo koha e shënuar nuk ishte e mjaftueshme që Marku t'i vazhdojë garat në Pekin, pasi në grupin e saj u rendit në vendin e pestë.
Amerikanja Nastia Liukin ndërpreu dominimin e atletëve kinez në disiplinën e gjimnastikës, duke marë medaljen e artë pas garimit në 4 disiplina. Liukin u ndal në pozitën e parë para bashkëkombases dhe kampiones së botës Shoun Xhonson dhe kinezes Jang Jilin.
Mahir THAÇI, alsat
Shtuar më 16/08/2008, ora 01:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori