Majkell Ouen, zyrtarisht ne Junajted
Albeu.com
Majkëll Ouen, është përforcimi i ri për kampioni aktual të Anglisë, Mançester Junajted. Britaniku 29 vjeçar, pasi kaloi ekzaminimet mjekësore, nënshkroi kontratën 2 vjeçare me “Djajtë e Kuq”.Majkëll Ouen erdhi në “Old Traford” si futbollist i lirë, pasi në muajin qershor i skadoi kontrata me Njukasëllin. Majkëll Ouen filloi karrierën në Liverpull, ku qëndroi 8 vite, ndërsa në vitin 2004 kaloi në radhët e Real Madridit, ku qëndroi vetëm një sezon, para se të arrijë në Njukasëll. Në kombëtarën e Anglisë debutoi në vitin 1998 dhe mban 2 rekorde – futbollist dhe golashënuesi më i ri në fanellën e Anglisë.
Shtuar më 04/07/2009, ora 23:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori