Makelele: Më larguan, unë nuk doja ta ja ekipin më të mirë në botë
Në një intervistë të dhënë për evenimentin Aspire4Sports që u mbajt në Stamford Bridge këtë të Shtunë, ish-mesfushori Madrilen u përgjigj në shumë pyetje për karrierën e tij.

Ai poashtu ishte pjesë e ekipit të Chelseat ku shijoi periudhën më të mirë të karrierës së tij përpara se të tërhiqej nga futbolli në vitin 2011 dhe të futet në punën e trajnerit.

Carlos Henrique Casemiro është trashëgimtari natyral i tij tek Real Madridi, teksa ish-mesfushori Francez nuk ka asgjë përveç lëvdatave për Brazilian.

Bashkëlojtarët e tu tek Real Madridi me shumë mundësi ju kanë mësuar diçka, po flasim për lojtarët si Zidane, Ronaldo, Figo, Roberto Carlos, Raul…

“Pa dyshim që po. Në jetë, do të takohesh me disa gjeni, njerëz që kuptojnë gjërat, ashtu si Cruyff në futboll. Këta lojtarë janë të një niveli tjetër, të një bote tjetër. Unë isha me fat që kisha pranë vetes dy lojtarë si Zidane dhe Ronaldo. Në stërvitje, vazhdoja t’i shikoja ata dhe të mësoja se si të mar avantazhin e çdokujt tjetër, ndërsa Zidane më mësoi shumë gjëra. Nuk isha i turpëruar kur ai më kalonte topin mes këmbëve në stërvitje sepse unë po e ndiqja, po mësoja dhe u përgaditesha për të kuptuar lëvizjen e tij herës tjetër. Kjo ishte mënyra se si shkonim me Zidane. Të mësosh nga më i miri është e lehtë dhe jo vetëm futbollistët, edhe trajnerët duhet të mësojnë poashtu.”

Çfarë kujtimesh keni nga tre sezonet e kaluara tek Real Madridi (2000-03)?

“Në Madrid arrita nga Celta dhe Zidane, Ronaldo, Roberto Carlos, Figo, Raul, Hierro veçse ndodheshin aty. Imagjinojeni pak. Ishte një klub shumë i madh dhe ju e dini se gjithmonë duhet të fitoni. Pastaj janë qëllimet personale që i vendosësh tek vetja dhe kishte shumë prej tyre. Trajneri Del Bosque e dinte shumë mirë se si të bënte punën e tij.”

Ju ishit shumë i respektuar në skuadër..

”Kisha një lidership të ndryshëm, i imi ishte në fushë. Më kujton shumë vetveten Kante tek Chelsea. Ju e dini rolin tuaj, si duhet të lëvizni, si duhet të lëvizin bashkëlojtarët dhe çfarë ata kanë nevojë nga ju në çdo moment. Është një lidership i heshtur dhe është diçka që duhet të mbrohet sepse është i rëndësishëm.”

Cili ishte sekreti juaj në thyerjen e aksioneve?

”Nuk ka ndonjë sekret. Dy ditë përpara ndeshjes, analizoja kundërshtarin me bashkëlojtarët e mi dhe sigurohesha që detyra ime të jetë mbyllja e lojtarit që mund të bënte diferencën më të madhe. Për këtë, është esenciale të kuptohet dhe të jetë gati.”

Në skuadrën aktuale të Real Madridit, ai lojtarë është Casemiro.

”Casemiro luan shumë mirë. Përpara finales në Champions League në Milan, po bisedoja me të në dhomat e zhveshjes. Ai e di pozitën që luan dhe vendoset shumë mirë në fushë. Kjo e bën të duket më e lehtë edhe me kualitetin e punës që posedon.”

E krahasojnë me Makelelen..

”Po, ai më kujton veten. Disa mendonin se unë vetëm po vrapoja por në aspektin teknik, ju duhet të dini ku ndodheni dhe çfarë të bëni. Casemiro është shumë i zgjuar dhe gjithmonë i mirë pozicionuar. Ai mund të shënoje gola poashtu, diçka që unë nuk e kam bërë shumë (qeshet).”

Duket sikur puna e palodhshme e mesfushorëve qëndrorë po vlerësohet më shumë tani në Madrid se sa në kohën tënde.

”Për Casemiron, gjëja më e rëndësishme është që bashkëlojtarët të dijnë rëndësinë e punës së tij. Ky është triumfi i tij.”

A e kishit ju këtë nga Zidane, Ronaldo dhe Figo?

”Po, e kam patur gjithmonë këtë. Të gjithë trajnerët do të donin të kishin këtë lloj lojtari, një mesfushorë që gjithmonë mendon për ekuilibrat e skuadrës. Kërkohet shumë kualitet që jo të gjithë lojtarët e kanë.”

Ka ndonjë ngjajshmëri ndërmjet këtij Real Madridi dhe galaktikëve?

”Po, pak. Tani, çdokush që vjen nga stoli, poashtu mund të bëje një impakt dhe kjo më kujton atë skuadër. Ata poashtu luajnë futboll të bukur, ashtu siç bënim ne.”

Keni lënë një përshtypje të mirë në Madrid por me çfarë përshtypjesh keni mbetur ju?

”Real Madridi është klubi më i mirën ë botë, nuk ka asnjë klub që i afrohet. Unë nuk doja të largohesha, asnjëherë. Pse do të doja të largohesha nga klubi më i mirë që fiton tituj? Ishte një situatë e vështirë të cilën nuk mund t’a përballoja dhe u largova tek Chelsea, por Real Madridi më ka dhënë shumë gjëra.”

Si e shikoni Zidanen si trajner?

”Nuk jam i surprizuar që po bën kaq mirë. Gjëja më e rëndësishme është që ai ka luajtur në të njëjtin nivel si lojtarët e tij dhe i kupton ata, mënyrën se si ata punojnë. Veç tjerash, ju gjithmonë mund të thoni, ‘Hey, unë jam Zidane’. Të mbash skuadrën në këtë mënyrë me këta lojtarë të mëdhenjë, është një sfidë madhore, edhe kur ju jeni Zinedine Zidane. Ai ka bërë një punë të shkëlqyer sepse është shumë i zgjuar.”

Kush është mesfushori më i mirë që keni parë?

”Ka shumë të mirë tani por unë gjithmonë kam qenë shumë i impresionuar nga Andres Iniesta. Ai është lojtarë i kompletuar dhe mund të bëje gjithçka në fushë. Deco poashtu ishte shumë i mirë.”

Kush do të ishte më i vështirë për t’u markuar nga Makelele: Messi apo Ronaldo?

”Që të dy. I njoh shumë mirë sepse jam përballur me të dy dhe… ahh! Një lojtarë i vetëm nuk mund t’i ndaloje! Ata janë aq të vështirë t’i ndalosh sepse janë lojtarë të kompletuar dhe shumë të mirë në shumë gjëra.”

A do të jetë bashkëkombasi i juaj Mbappe aq i mirë sa thonë?

”Po, ai do të jetë shumë i mirë, shumë shumë i mirë. Por për momentin, ne duhet t’a mbrojmë atë dhe të evitojmë krahasimet. Lëreni të luaje dhe të përmirësohet qetësisht.” / albeu.com /
Shtuar më 08/10/2017, ora 17:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori