Makth për PSG! Pas Neymar, dëmtohet Mbappe
Pëlqej
Mbrëmja e djeshme mund të thuhet se ka qënë një makth i vërtetë për PSG.

Kjo pasi dy super yjet e skuadrës, Neymar dhe Kylian Mbappe janë dëmtuar.

Neymar u detyruar të linte fushën e lojës kundër Kamerunit, pasi pësoi një tërheqje muskulare.

Ndërsa Mbappe duhet të zëvendësohej nga miqësorja e Francës me Uruguain në minutën e 36’ të lojës.

Sulmuesi kampion bote ka pësuar një dëmtim të frikshëm në shpatull pas ndërhyrjes së portierit uruguaian Campana.

Pasi futet në zonë, portieri i ndërhyn pastër duke i hequr topin me këmbë, por rënia e Mbappe nuk ishte aspak e rehatshme.

Ylli i PSG ka rënë në një pozicion shumë të keq në shpatull dhe nuk mund të vazhdonte më lojën. /albeu.com/

Shtuar më 21/11/2018, ora 08:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori