Malaga nderon publikisht dyshen shqiptare Sadiku-Bare (FOTO LAJM)

Dy futbollistët e kombëtares shqiptare Armando Sadiku dhe Keidi Bare nga ky sezon do të luajnë së bashku te Malaga.

Ditën e sotëm skuadra e ligës së dytë spanjolle do të udhëtojë në transfertë për tu përballur me Mirandes.

E kjo ndeshje do të jetë dhe e para për dy “kuqezinjtë” me njëri-tjetrin, pasi në sfidën kur debutoi Sadiku, mesfushori fierak ishte i angazhuar me Kombëtaren shqiptare.

Vetë ekipi spanjoll ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku kanë pozuar dy shqiptarët dhe shkruan: “Lidhja e shqiptarëve” duke e ngjyrosur postimin me ngjyrat kuqezi.

Sigurisht që te Malaga do të jenë bërë të lumtur për Shqipërinë, pasi Keidi Bare ishte një nga lojtarët më të mirë në dy ndeshjet që luajti Kombëtarja shqiptare kundër Francës dhe Islandës.

Armando Sadiku gjithashtu pret që me performancat e shkëlqyera në kampin spanjoll të rikthehet i rëndësishëm edhe për Kombëtaren shqiptare, pasi këtë herë nuk u grumbullua nga trajneri Reja
Shtuar më 14/09/2019, ora 13:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori