"Malaj e ka vendin në Europë"
Pëlqej
Esat Mala falë paraqitjeve mbresëlënëse me Partizanin, është vëzhguar edhe nga skuadra gjermane Stuttgart.

Luciano Moggi ka thënë se destinacioni i talentit kosovar do të jetë Europa.

Nëse ka një lojtar që sot është në vëmendjen e disa klubeve, ai është Mala. Janë disa klube që interesohen për të, por të shohim me kalimin e kohës”.

“Nuk mund t’ju jap emra konkretë klubesh. Mua më pëlqen shumë ai lojtar dhe mendoj se një lojtar interesant si ai, kaq i ri, mund të shkojë në ndonjë klub europian nëse vazhdon të luajë me përulje dhe me impenjimin e duhur”, tha Moggi.

Në fund italiani tha se futbollistët shqiptarë mund të përshtaten në çdo kampionat të Evropës.

“Për fat të mirë lojtarët shqiptarë tashmë e kanë afirmuar veten edhe në Evropë. Të gjithë e dinë se sa të aftë janë shqiptarët që të përshtaten në çdo kampionat europian, madje edhe të jenë protagonist”.

“Kjo gjë do ta ndihmojë edhe Malën apo edhe ndonjë tjetër që do të punojë me seriozitet në të ardhmen”, përfundoi ish-drejtori i Juventusit për Panorama Sport. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2018, ora 13:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori