Malcom firmos në Rusi, plas "lufta" mes Romës dhe Zenitit (FOTO LAJM)

Ditën e sotme Malkom, u zyrtarizua si lojtari më i ri i Zenitit teksa, kompletoi transferimin, për 45 milionë euro.

Gjatë prezantimit të lojtarit, klubi rus nëpërmjet një video tregon për karrierën e lojtarit, dhe skuadrat që ai ka luajtur. Ajo që bie në sy është se në videon e postuar, përfshihet edhe Roma kjo si një mënyrë tallje, me italianët të cilët ishin shumë afër transferimit, të brazilianit një sezon më parë, por ai më pas zgjodhi Barcelonën.

Nuk ka vonuar edhe përgjigjja e klubit italian, të cilët në një postim më vonë shkruajnë: “Ne jemi shumë krenar që kemi pasur Malkom, si pjesë tonën. Tani ai do të mbart gjithë madhështinë e tij në kampionatin Rus. Fat të mbarë tek Zenit!”, shkruan klubi verdhekuq.

Por nuk përfundon këtu, pasi klubi rus vazhdon talljen, teksa në një postim tjetër shkruajnë : “Keni ndonjë nga momentet më të mira të lojtarit, të cilën mund ta përdorim?”

Kujtojmë se Malkom ishte shumë afër transferimit tek Roma, madje kishin arritur një marrëveshje. Por, ndërkohë që italianët e prisnin në aeroport, kuptuan se lojtari ishte nisur drejt Barcelonës.
Shtuar më 03/08/2019, ora 09:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori