Maldini ka biseduar personalisht me Mario Mandzukic
Mario Mandzukic duket se ështe shumë pranë të nënshkruaj më Milanin, ai kishte kontaktuar personalisht me Drejtorin sportiv të Milan, Paolo Maldini dhe thuhet se biseda ka qenë produktive.

Sipas "Il Corriere della Sera", Paolo Maldini ka thirrur personalisht Mario Mandzukic i cili konfirmoi se mezi pret të bashkohet me Milanin.

"Rossonerët" janë në bisedime për të nënshkruar me ish-sulmuesin e Juventusit dhe sipas artikullit, drejtori teknik i AC Milan, Paolo Maldini tashmë ka pasur disa biseda telefonike me kroatin.

Milan thuhet se është i gatshëm të ofrojë një marrëveshje 1.8 milionë euro në vit për të nënshkruar 34 vjeçarin i cili mund të transferohet në "San Siro" si lojtar i lirë.

Mandzukic thuhet se i ka thënë Maldinit se do të ishte i lumtur të bashkohej me "Rossonerët".

Milani, megjithatë, ende duhet të marrë një vendim përfundimtar në lidhje me nënshkrimin e mundshëm të ish-sulmuesit të Bayern Munchen i cili luajti ndeshjen e tij të fundit zyrtare në Mars 2020.

Mandzukic përfundoi kontratën e tij me Juventusin në Dhjetor 2019 pas 44 golave në 162 ndeshje në të gjitha garat me Bianconerët.

Ai u angazhua tek skuadra e Al-duhail në ligën e Katarit, sezonin e kaluar regjistroi pesë paraqitje ndërsa këtë sezon ende nuk ka regjistruar ndonjë paraqitje.
Shtuar më 15/01/2021, ora 15:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori