Maldini nuk do rinovimin e Ibras, kontakton Depay
Milan ka ëndrra të mëdha.

Skuadra e Pioli-t kryeson renditjen në Serinë A dhe vazhdon të flasë për objektivin Champions, por mendon edhe për titullin, e udhëhequr nga Zlatan Ibrahimovic.

Suedezi është akoma vendimtar në moshën 39 vjeç për kuqezinjtë, pavarësisht disa gabimeve nga pika e bardhë. Për këtë arsye flitet për një rinovim të mundshëm të kontratës, por mund të ketë edhe një surprizë të madhe në lidhje me këtë.

Drejtori teknik Maldini, në fakt, duket se po mendon për një të ardhme pa Ibrahimovic. Pasardhësi i tij është gjetur: Memphis Depay.

I përmendur për një transferim të mundshëm te Barcelona gjatë verës dhe Juventus në ditët e fundit, kontrata e sulmuesit holandez me Lyon-in do të skadojë qershorin e ardhshëm.

Sipas portalit spanjoll Sport, Milan duket se ka kontaktuar lojtarin, duke i kërkuar të mos nënshkruajë me klube të tjerë në janar dhe duke i premtuar një rrogë të rëndësishme.
Shtuar më 10/11/2020, ora 19:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori