Maldini tregon cili është futbollisti i përkryer për të
Legjenda e Milanit, Paolo Maldini ka folur për futbollistin e përkyer, derisa ka përmendur aftësitë e katër lojtarëve të ndryshëm që do ta mundësonin këtë gjë, transmeton zeri.info

Drejtori i Milanit ishte i ftuar në "DAZN", ndërsa thotë se futbollisti i përkryer do të duhej t’i kishte aftësitë e Cristiano Ronaldos, brazilianit Ronaldo, Michel Platinis dhe Diego Maradonas.

"Atletika e Cristiano Ronaldos, kontrolli i topit i Ronaldos, vizioni i lojës së Platinis dhe personaliteti i Maradonas", ka thënë Maldini. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2019, ora 23:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori