"Mallkimi" Allegri: Te Milani 137 dëmtime në 2 vjet
Pëlqej
Juventusi i Massimiliano Allegrit e ka nisur "me këmbën e gabuar" përsa i përekt dëmtimeve: i fundit në rradhë është Arturo Vidal, që duhet të qëndrojë jashtë fushave për disa javë për shkak të një problemi muskular. Asgjë e rëndë për Carlos Tevez duke qënë i gatshëm për ndeshjen nesërme kundër Udineses.

Në numrin e saj të sotëm gazeta italiane "Libero" tregon disa të dhëna interesante për Allegrin dhe dëmtimet e futbollistëve që ai ka trajnuar: në dy vitet e para te Milanin ka patur 137 lojtarë të dëmtuar nga të cilët 78 për arsye muskulare.

Por përsa i përket Juventusit tekniku livornet mund të "justifikohet" pasi përgatitja atletike është kryer nga ish tekniku Antonio Conte dhe për të mos harruar edhe pjesëmarrjen e disa juventinëve në Kupën e Botës me Italinë. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 12:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori