Mallkimi i dëmtimeve prek Anglinë (FOTO LAJM)

Daniel Sturridge
Anglia pritej të kishte një përballje të qetë kundër Moldavisë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin H, përpara se të udhëtonte në Kiev më datë 10 gusht, kundër Ukrainës. Por, atmosfera përpara kësaj përballejeje modeste në letër është ndezur nga një seri dëmtimesh të njëpasnjëshme, që kanë prekur përfaqësuesen e drejtuar nga Roy Hodgson.

Në fillim Wayne Rooney pëson një çarje të frikshme në kokë, ndërsa në dy stërvitjet e fundit është dorëzuar edhe Daniel Sturridge. Në mbrojtje kanë shfaqur probleme serioze Phil Jons dhe Glen Johnson, ndërsa në mesfushë Alex-Oxlade Chamberlain është mungesa e radhës.

Për këtë arsye, trajneri i "Tre Luanëve" kërkon kujdes për ndeshjen që do luhet sot në "Wembley".

"Duket sikur na ka prekur një mallkim, ndaj skuadra thuajse është përgjysmuar nga këto dëmtime të njëpasnjëshme. Kundër Moldavisë është një sfidë deçizive, duke menduar që nga ana tjetër edhe Mali i Zi do e ketë të vështirë në Poloni. Prandaj, pavarësisht mungesave, na duhen tri pikët", është shprehur Roy Hodgson. /albeu.com/



Shtuar më 06/09/2013, ora 17:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori