"Mallkimi" i kampionëve shkodran (FOTO LAJM)

Armir Grimaj
Pëlqej
Albeu.com
Elis Guri është sportisti i katërt nga Shkodra që arrestohet brenda një muaji për shkak të lidhjeve me grupet kriminale që operojnë në këtë qytet.

Sipas njoftimit të sotëm të Policisë së Shtetit, ish-mundësi dhe kampioni Elis Guri që sëfundmi përfaqësonte ngjyrat e Bullgarisë u arrestua me akuzën e pjesëmarrjes në grupe kriminale që operonin në trafikun e lëndëve narkotike.

Para Elis Gurit, prangat i kanë provuar edhe boksieri Astmer Bilali.

Ky i fundit është shpallur kampion në Shqipëri është u kualifikua si pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Londër 2012.

Bilali u arrestua ma akuzën e pjesëmarrjes në organizata kriminale, ndërsa bashkë me të, në të njëjtin operacion, por disa ditë më vonë u arrestua edhe ish-futbollisti i Vllaznisë Armir Grima.

Grima ka qenë edhe drejtues i ekipit shkodran si edhe trajner. Aiu akuzohet për trukim ndeshjes në shërbim të organizatave kriminale që operojnë në këtë qytet.

Me të njëjtën akuzë u arrestua edhe ish-futbollisti i Besëlidhjes Fabiol Rexhepi, i cili fillimet e tij i ka patur pikërisht tek Vllaznia.

Nuk dihet nëse sportistët në fjalë i kanë shërbyer grupeve kriminale për shkak të presionit apo joshjes së parave, megjithatë duket se të jesh sportist në Shkodër, ndër të tjera qënka edhe një "mallkim". /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2018, ora 20:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori