Renato
Malota u la jashtë skuadrës së
Partizanit si i panevojshëm, por duket se shumë shpejt do të jetë pjesë e një tjetër skuadre të Superligës.
Qendërmbrojtësi po kërkohet me ngulm nga
Vllaznia, që synon t’ia vërë në dispozicion trajnerit Gjoka, për të
kompletuar repartin e prapavijës.
Mësohet se palët janë shumë pranë akordit dhe se
Malota pritet t’i bashkohet ekipit kuqeblu në Mal të Zi, ku po kryen fazën përgatitore.
Me afrimin e Malotës, por edhe me Sedat Berishën e ardhur pak ditë më parë dhe Pjeshkën, qendra e mbrojtjes shkodrane mund të cilësohet e
kompletuar, për të përballuar pjesën e mbetur të sezonit./albeu.com/
Shtuar më 10/01/2018,
ora 14:42