Malouda, e merituan fitoren
Mesfushori i Chelseat, Florent Malouda e ka përgëzuar skuadrën e tij për atë që bëri duket kthyer rezultatin në 2-1 edhe pse ishte në disavantazh 0-1 kundrejt WBA ditën e shtunë.

"Unë e dija se diçka duhej të ndryshonte në klubin tonë pas pjesës së parë dhe ai ndryshim erdhi pas pësimit të golit të parë nga WBA".

"Ne e merituam fitoren pasi pjesa e dytë ishte e jona, lojtarët reaguan mirë", tha autori i golitfitores për Blutë e Londrës.

Për Chelsean kjo ishte fitoreja e parë për këtë sezon pasi në nndeshjen e parë ato nuk shkuan më shumë se një barazim me skuadrën e Stoke City. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2011, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori