Malouda zgjedh Santosin
E ardhmja e Florent Malouda duket se është larg Chelsea-it. Lojtari i kombëtares franceze, i cili është transferuar në "Stamford Bridge" në vitin 2007 dhe ka luajtur 149 ndeshje, ku ka shënuar 35 gola, nuk po gjen hapsirën e dëshiruar në formancionin e tenikut Roberto di Matteo.

Gjatë verës "The Blues" kanë nënshkruar me lojtarë si Oscar dhe Hazard, të cilët kanë kushtuar përkatsisht 31 dhe 35 milion euro, dhe trajneri Italian ka alternative të shumta zgjedhje në krahun e majtë të fushës, ku duket se Malouda është i fundit në preferencat e Di Matteos.

Për këtë arsye 32-vjeçari ka vendosur të bëjë gati valixhet dhe të gjejë një tjetër ekip. Lajmin e bën të ditur e përditshmja angleze "TalkSport", në të cilën shkruan se mesfushori me shumë gjasa mund të trasferohet tek skuadra braziliane e Santos që në merkaton e janarit, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që operacioni të ndodhë më parë nëse dokumentat përkatëse do të jenë gati.

Florent Malouda po ndjek rrugën e Nicolas Anelka, i cili u transferua në verë tek ekipi kinez i Shanghai Shenhua, dhe francezi mund të bëjë të njëjtën gjë këtë sezon. /albeu.com/
Shtuar më 16/10/2012, ora 15:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori