Mamaja i thotë "po", Adrien Rabiot është futbollisti i ri i Juventusit
Adrien Rabio do të jetë një futbollist i Juventusit duke filluar që nga java e ardhshme. Gjithçka është mbyllur me sukses pas "po" më të rëndësishëm, atij të mamasë së futbollistit, e cila është njëkohësisht edhe menaxherja e tij.

Veronik Rabio është ajo që menaxhon çdo aspekt të jetës së futbollistit të talentuar francez dhe që i ka lejuar edhe ta teprojë paksa me sjelljet apo kërkesat e tij. Megjithatë, talenti i padiskutueshëm bëri që futbollistin ta ndiqte e gjithë Europa, edhe për faktin se pas pak ditësh do të jetë një lojtar i lirë dhe nuk do të ketë asnjë lloj detyrimi ndaj PSG-së.

Në fillim, bardhezinjtë ishin frikësuar dhe ishin tërhequr kur kishin mësuar kërkesën e lojtarit, për një rrogë prej më shumë se 10 milionë eurosh në vit. Por dje negociata janë rihapur dhe Juventusi i ka bërë të qartë maksimumin ku mund të arrinte, me 7 milionë euro në vit dhe bonuse të ndryshme të lidhura me arritjet personale e të klubit.

Kjo ka bindur Rabio, por edhe mamanë e tij që në fund të fundit është ajo e cila merr vendimet në familje dhe parimisht ka një akord mes palëve për firmën dhe prezantimin e tij në javën e ardhshme.
Shtuar më 21/06/2019, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori