E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
Man. City firmos zyrtarisht me Rodri-n, spanjolli bëhet futbollisti më i shtrenjtë i klubit
Manchester City ka zyrtarizuar sot blerjen rekord të klubit futbollistin Rodri, i cili vjen nga Atletico Madrid.

Të mërkurën përfaqësuesit e lojtarit kanë paguar klauzolën 70 mln euro në ‘La Liga’ për futbollistin spanjoll, ndërsa sot ka ardhur edhe zyrtarizimi te anglezët.

Mesfushori 23-vjeçar është bërë kështu futbollisti më i shtrenjtë i blerë nga ‘qyetarët’, një rekord që mbahej nga Riyad Mahrez që sezonin e kaluar u ble për 67 mln euro nga Leicester.

Te Manchester City Rodri do të mbajë numrin 16, ndërsa ka firmosur një kontartë 5-vjeçare.
Shtuar më 04/07/2019, ora 14:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori