Man City ka gati ofertën për Barcelonën, ofron tre lojtarë për Messin
Manchester City do të përfshijë sulmuesin Gabriel Jesus si pjesë e një marrëveshje të guximshme shkëmbimi prej tre lojtarësh për të rrëmbyer kapitenin e Barcelonës, Lionel Messi.

Messi, 33 vjeç, shokoi të gjithë botën e futbollit të martën, pasi njoftoi klubin e tij spanjoll se e ardhmja e tij nuk shihet më në Camp Nou.

Dhe City është shfaqur si favorit kryesorë për të siguruar shërbimet e superyllit argjentinas dhe ribashkimin e tij me ish-menaxherin e Barcelonës, Pep Guardiola.

Skuadra nga Liga Premier pritet të përballet me rezistencë të madhe nga Barca, e cila nuk e ka ndërmend të lejojë Messin të braktisë klubin.

Sipas gazetës spanjolle Sport, City do të shtyjë përpara interesimin e tyre për Messin duke ofruar tre lojtarë te Barcelona për yllin argjentinas.

Jesusi, 23 vjeç, është shfaqur si një objektiv i mundshëm për Barcelonën ndërsa Ronald Koeman përgatitet të nënshkruajë me një sulmues të ri, pasi as Luis Suarez nuk shihet si pjesë e skuadrës së tij.

Eric Garcia, i cili ka dalë nga akademia e famshme e La Masias së Barcelonës, është një tjetër lojtar që City do të përfshijë në marrëveshje së bashku me Jesusin.

Mbrojtësi i majtë i Cityt, Angelino, i cili bëri përshtypje gjatë huazimit të tij në RB Leipzig sezonin e kaluar, do të plotësonte paketën prej tre lojtarësh që klubi anglez do t’i ofronte Barcelonës.

Gazeta Sport shtoi se Messi mund të thyente rekordin e shifrës së transferimeve nëse Barcelona vendos ta shesë gjashtë herë fituesin e Topit të Artë këtë verë.

Sidoqoftë, gazeta raporton se marrëveshja e shkëmbimit të City do t’i ndihmonte ata të ulnin ndjeshëm çmimin e kërkuar për kapitenin e Argjentinës.

Shtuar më 26/08/2020, ora 17:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori