Man City nuk e le të qetë Barcelonën, futet në garë për Lautaro Martinez
Pas Barcelonës edhe Manchester City është futur seriozisht në garë për Lautaro Martinez.

Ylli argjentinas i futbollit, Lautaro, ka shkëlqyer në paraqitjet e tij me skuadrën e Inter, duke tërhequr vëmendje të madhe nga skuadrat evropiane.

Barcelona është skuadra që lidhet më së shumti me transferimin e mundshëm të argjentinasit, por tashmë ka edhe një tjetër skuadër në garë.

‘Sun’ shkruan se Man City ka marrë primatin në garën për nënshkrimin e Lautaro Martinez, me skuadrën nga Premierliga që janë gati të paguajnë klauzolën prej 111 milionë eurove.

Tash e një kohë, Barca shiheshin si favoritët për sulmuesin e Inter, por ‘Sun’ insiston se gjërat kanë ndryshuar.

Katalanët duket se nuk janë të bindur për të paguar shumën prej 111 milionë eurove, derisa për Man City nuk ka ndonjë telashe që të barazohet kjo kërkesë, për të arritur marrëveshje për kartonin e lojtarit.
Shtuar më 12/04/2020, ora 08:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori