Manchester United do të ndeshet me Evertonin në kuadër të xhiros së 23-të të Premierligës.
"The Red Devils" kërkojnë tre pikë për të ndjekur liderin
Manchester City, ata hyjnë në këtë ndeshje me një motivim të lartë pas fitores së thellë ndaj Southampton me rezultatin 9-0.
United gjendet në pozitën e dyte me 44 pikë total dhe një ndeshje më shumë se City. Në anën tjetër,
Everton mban pozitën e shtatë me 36 pikë total.
Në pesë ndeshjet e fundit, Manchesteri ka regjistruar dy fitore, dy barazime dhe një humbje, ndërsa Evertoni, dy fitore dy barazime dhe një humbje.
Për "The Toffies", Jordan Pickford do të mungojë shkaku i lëndimit dhe mesfushori Gbamin. Për
United, Eric Bailly është në dyshim për këtë ndeshje.
Manchester United: De Gea, Lindelof, Maguire, Pogba, Cavani, Rashford, Greenwood, Fernandes, Shaw, Wan-Bissaka, McTominay.
Everton: Oldsen, Holgate, Digne, Keane, Godfrey, Davies, Gomes, Doucoure, Calvert-Lewin, James, Richarlison.
Shtuar më 06/02/2021,
ora 20:07