Manaj drejt La Liga?
Futbollisti Rey Manaj mund të largohet përfundimisht nga futbolli italian për tu huazuar në La Liga.
Talenti shqiptar i Interit nuk ka shumë eksperiencë tek skuadra e njohur italiane dhe pritet të huazohet për të fituar përvojë.

Manaj është kërkuar nga shumë skuadra italiane por mesa duket lojtari do të shkojë në La Liga.

Është skuadra Sporting Gijon ajo që ka kërkuar yllin shqiptar pasi njihet si ekip që ju jep hapësira talenteve.

Antonio Sanabria, Castro dhe Halilovic të gjithë nën 20-vjeç janë në fazën e sulmit te Gijoni dhe atyre mund t’iu shtohet edhe Manaj.
Megjithatë në garë për lojtarin janë edhe skuadrat italiane si Bologna, Frosinone dhe Chievo. /Albeu.com/
Shtuar më 21/01/2016, ora 19:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori