E FUNDIT/ Shënohet viktima e 10 nga koronavirusi në Shqipëri
Manaj e nis titullar sonte në Kupën e Italisë
Talenti shqiptar i Interit, Rei Manaj, ka kohë që është pjesë e ekipit të parë, është ndër më të mirët në stërvitje dhe është aktivizuar disa minuta edhe në Serinë A.

Megjithatë, trajneri Roberto Mançini ende nuk e ka hedhur në fushë nga fillimi, për shkak të moshës së re dhe konkurrencës së madhe në sulm, por kjo deri më sot.

Pikërisht debutimi i Interit në Kupën e Italisë, me sfidën shtëpiake kundër Kaliarit, do të shënojë edhe ndeshjen e parë si titullar në një ndeshje zyrtare për Manajn, i cili pritet të formojë dyshen sulmuese me argjentinasin Palasio.
Sfida luhet sot në mbrëmje, ora 21.00. /albeu.com/
Shtuar më 15/12/2015, ora 17:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori